StomaCare Albania
<<<<<<< HEAD

Çfarë mund të shkaktojë rrjedhjen e qeseve të stomës?

>>>>>>> 60eee5dee18c571e6355ebd44c22937a7013ed4e

Ekzistojnë një sërë arsyesh pse mund të rrjedhin qeset e stomës. Shumica e problemeve që lidhen me rrjedhjen e qeseve të stomës mund të zgjidhen relativisht shpejt duke bërë disa rregullime të lehta, duke shkëmbyer qesen me një qese të re ose duke ndryshuar paksa dietën tuaj.

Më poshtë do të gjeni sugjerime sesi mund të zvogëloni mundësitë e rrjedhjes.

Lëkurë jo e njëtrajtshme
Rrjedhjet mund të ndodhin kur lëkura përreth hapjes së stomës nuk është plotësisht e rregullt ose e njëtrajtshme. Kjo zakonisht shkaktohet nga rrudhosje të lëkurës dhe për pasojë pllakëzat ngjitëse të qeseve të stomave ndodhen gjatë të gjithë kohës në tension dhe mund të shkaktojnë shkëputjen pjesore të pllakëzës ngjitëse. Feçet apo urina mund të rrjedhin në këto boshllëqe të vogla dhe të shkaktojnë dëmtim dhe dhimbje në lëkurë.

Këshilla:
Produkte të tilla si pasta Stomahesive® ofrojnë një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për të mbrojtur lëkurën rreth vendit të stomës.

Ndryshimet në formën dhe madhësinë e stomës
Duhet të keni parasysh që stoma me kalimin e kohës ndryshon madhësi dhe formë, pas operacionit zakonisht tkurret kur fillon të shërohet.

Këshilla:
• Matni rregullisht stomën, edhe kur ndiheni se jeni shëruar plotësisht nga ndërhyrja kirurgjikale. Humbja ose shtimi në peshë apo shtatzënia mund të bëjë që stoma të ndryshojë madhësinë, madje edhe vite pas operacionit.
• Nëse zbuloni se keni akoma rrjedhje, megjithëse matni rregullisht stomën, ju mund të merrni në konsideratë produkte të tjera.
• Produktet me pllakëza të modelueshme mund të jenë një mundësi e mirë pasi teknologjia e tyre unike lëviz me stomën tuaj për një përputhje të përshtatshme dhe të sigurt. Një tjetër avantazh i produkteve të modelueshme është se ato nuk kanë nevojë të priten, duke ju ofruar komoditet dhe kursyer kohë.

Dieta
Nëse qesja mbushet në mënyrë të papritur është e nevojshme të bëhen ndryshimë në dietë. Një shqetësim në stomak apo edhe nervozizmi apo stresi mund të ndikojnë në jashtëqitje.

Këshilla:
• Qëndroni të hidratuar! Me praninë e një stome në organizëm është e rëndësishme të qëndroni të hidratuar dhe të pini sasi të konsiderushme lëngjesh - të paktën 6 gota në ditë kur kemi praninë e një kolostome dhe të paktën 8-10 gota në ditë nëse keni ileostomë.
• Kujdes nga birrat dhe pijet e lëngshme që mund të shkaktojnë probleme me diarre dhe fryrje.
• Mundohuni të përfshini në regjimin ushqimor një sërë ushqimesh nga grupet e mëposhtme për t'u siguruar që po ndiqni një dietë të ekuilibruar:

- Ushqime të pasura me proteina si mishi, peshku, vezët, arrat, thjerrëzat dhe fasulet.
- Ushqime të nënprodukteve të qumështit të pasura me proteina dhe kalcium si qumështi, djathi dhe kosi.
- Ushqime me përmbajtje të niseshtes siç janë buka, orizi, patatet, makaronat.
- Fruta dhe perime.
- Yndyra është një burim i rëndësishëm energjie. Përfshini vajin e ullirit në gatim, gjalpin në purenë e patateve dhe qumështin e pa skremuar në pije dhe puding me qumësht. Duke përfshirë peshkun e yndryshëm në dietë tuaj të paktën dy herë në javë, gjithashtu mund të siguroheni që po merrni një konsum të duhur të acideve yndyrore thelbësore Omega-3.
- Për shumicën e personave, kufizimi i konsumit të pijeve të gazuar dhe ushqimeve pikante është i dobishëm, pasi ato mund të shkaktojnë gazra të tepërta dhe dukurinë e balonimit.

Krijimi i Gazrave/balonimi
Balonimi ndodh kur qesja mbushet me ajër dhe mund të cojë në shkëputjen e saj të papritur. Përjetimi i kësaj situate është e sikletshme dhe stresuese.

Këshilla:
• Mund të merrni parasysh provën e një qeseje me një filtër, i cili lejon çlirimin e ajrit. Qeset e stomës, të tilla si Qeset me hapje me kapëse Esteem®+ janë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që kombinojnë pllakëzën ngjitëse dhe qesen në një njësi të vetme. Sistemi i qeses Esteem ofron teknologjitë më të fundit duke përfshirë një filtër të teknologjisë së lartë me shtresa filmi bllokues - këto zgjasin jetën e qeses, mbajnë qesen e sheshtë dhe praktikisht eliminojnë aromat.
• Nëse ka ndonjë çarje, rrudhosje ose boshllëk në pllakëzën ngjitëse, ato gjithashtu duhet të mbushen për të shmangur rrjedhjet.
• Një pastë stomash mund të përdoret për të mbushur këto boshllëqe.
• Produktet e tilla si Bustinat me xhel për Kontrollin e Aromave Diamonds™ ndihmojnë për të forcuar përmbajtjen e lëngshme dhe për të zvogëluar ose eliminuar gazin e tepërt, i cili ju mundëson të keni një qese e cila kufizon aromat e pakëndshme dhe të jep vetbesim në çdo situatë.

Ngjitja e faqeve të qeses nga vakumi
Disa nga përdoruesit e qeseve të stomës zbulojnë se ngjitja e faqeve të qeses nga vakumi është problem. Kjo ndodh kur ka një vakum ajri në qese, kështu që qesja në thelb vulos veten pasi faqet e qeses ngjiten së bashku. Jashtëqitja nuk mund të zbresë në fund të qeses dhe për këtë arsye mblidhet pranë vendit të stomës. ngjitja e faqeve të qeses nga vakumi mund të bëjë që qesja të ngjitet me lëkurën, e cila mund të lëndohet dhe irritohet.

Këshilla:
• Gjëja më e rëndësishme për të provuar gjatë një periudhe kohe është rritja e konsumit të lëngjeve. Nëse jashtëqitja është shumë e ujshme, provoni të ndryshoni dietën tuaj, veçanërisht marrjen e lëngjeve, pasi kjo shpesh mund të bëjë ndryshim në konsistencën e jashtëqitjes tuaj.
• Rritni marrjen e fibrave pasi kjo mund të ndihmojë gjithashtu në ndryshimin e konsistencës së jashtëqitjes.
• Ju gjithashtu mund të lubrifikoni pjesën e brendshme të qeses (vaj ulliri ose vaj për fëmijë edhe pse kjo ndonjëherë mund të shkurtojë kohën e veshjes). Kjo ndihmon që jashtëqitja të rrëshqasë poshtë qeses.
• Sigurohuni gjithmonë që ta diskutoni këtë së pari me infermierin/infermieren tuaj.

Alergjia
Herë pas here mund të përjetoni një reaksion alergjik në vendin e pllakëzës ngjitëse të qeses. Kjo zakonisht rezulton në rrjedhje, skuqje dhe kruarje të lëkurës nën pjesën ku vendoset. Infermieri juaj është në gjendje të ofrojë ndihmë në zvogëlimin e skuqjes dhe rekomandimin e produkteve të tjera që mund të përdorni. Çdo acarim i lëkurës mund të ndikojë në aderimin e qeses dhe të rezultojë në rrjedhje. Përzgjedhja e produktit të përshtatshëm për ju

Ka shumë produkte dhe pajisje për stomën që janë krijuar për të siguruar shëndet të mirë të lëkurës dhe ndihmojnë në parandalimin e rrjedhjeve. Çdo stomë është unike, kështu që ju do të duhet të përcaktoni se çfarë është më e mira për ju, duke punuar me infermieren/infermierin tuaj.

Pllakëzat Ngjitëse të lëkurës
Një pllakëz e përshtatshme është mbrojtja juaj më e mirë kundër komplikacioneve të lëkurës. Pllakëzat sigurojnë mbrojtjen e nevojshme të lëkurës suaj ndaj jashtëqitjes së stomës, duke ju lejuar të qëndroni të sigurt, komod dhe pa irritime. Ёshtë shumë e rëndësishme që jashtëqitjet të rrjedhin direkt në qese, duke evituar kontaktin dhe dëmtimin e lëkurës.

Matja e stomës është thelbësore pasi stoma mund të ndryshojë si formën, edhe madhësinë.
• Kur aplikoni pllakëzën, sigurohuni që të puthitet vendi ku takohet lëkura me stomën.
• Sigurohuni që mos duket pjesë lëkurë midis pllakëzës ngjitëse dhe stomës.
• Nëse kohët e fundit i jeni nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje kirurgjikale, është e rëndësishme të matni stomën çdo herë që aplikoni qesen.
Mos ndërrimi apo zbrazja e pamjaftueshme e qeses
Ёshtë e rëndësishme të ndërroni qesen e stomës në mënyrë të rregullt para se të fillojë të rrjedhë. Një qese e tejmbushur ose tepër e rëndë shkakton tendosje të panevojshme në pllakëzën e ngjitur në lëkurë, e cila mund të çojë në rrjedhje.

Këshilla:
• Ndërroni sistemin e qeses së stomës duke ndjekur këshillën e mjekut apo infermierit tuaj. Mos ndërrimi në kohë çon në komplikacione të rënda.
• Ndërroni apo zbrazni qesen rregullisht para se të mbushet plot dhe të rrjedhë.

Heqja e pllakëzës
Tregoni kujdes të veçantë kur hiqni pllakëzën e stomës. Heqja e gabuar ose e shpejtë e pllakëzës ngjitëse nga lëkura mund të shkaktojë zhveshje të lëkurës. Dëmtimi mund të shkaktojë acarim, dhimbje dhe rrjedhje.

Këshilla:
• Merrni kohën tuaj - heqja me butësi dhe e ngadaltë funksionon më mirë.
• Shkëputeni butësisht pllakëzën nga lëkura, duke filluar nga lart poshtë, ndërsa shtypni në drejtim të kundërt lëkurën përreth.

Produktet e tilla si: Heqësi i ngjitësit Niltac™ mund të ndihmojë në heqjen më të lehtë dhe të shpejtë të pllakëzave ngjitëse dhe ndihmon në minimizimin e dëmtimeve të lëkurës.

Ushtrimet fizike dhe stoma
Nëse konstatoni ndonjë rrjedhje të mundshme gjatë ushtrimit fizik ose kur lëvizni në një mënyrë të caktuar të tillë si kthimi ose përkulja poshtë, mund të ndodhë që qesja të mos jetë e sigurt sa duhet. Sigurohuni që qesja e stomës të jetë e sigurt gjatë ushtrimit ose aktivitetit fizik. Nëse jeni duke marrë pjesë në aktivitete sportive ose forma të tjera ushtrimi fizik, ju mund të vishni veshje ose pajisje të caktuara që mund t’ju ndihmojnë të shmangni problemet tuaja.

Këshilla:
• Përdorni një rrobë mbështetëse ose një rrip të rregullueshëm për sistemin e stomës, për ta mbajtur qesen në vend të sigurt.
• Produktet e tilla si pllakëzat e modelueshme Natura™ e bëjnë aplikimin e qeses të lehtë dhe komode – ndërsa sigurojnë mbrojtjen e provuar të lëkurës me Teknologjinë™ e pllakëzave të modelueshme ConvaTec, të cilat sigurojnë përshtatje të jashtëzakonshme për një stomë.
• Provoni veshje të ndryshme sportive, të tilla si tutat e vrapimit ose pantallonat e shkurtra për të parë se çfarë ju përshtatet më mirë.
• Është gjithashtu një ide e mirë të zbrazni qesen para stërvitjes.