Lloji i Kirurgjisë

StomaCare Albania

Shumëllojshmëria e qeseve për stoma, ju lejon të gjeni sistemin më të përshtatshëm për llojin e stomës dhe stilin tuaj të jetës. Këto qese identifikohen në të gjithë botën si të rehatshme, të sigurta dhe që mundësojnë mbrojtjen e lëkurës.

KOLOSTOMI

kolostomi

Kolostomi është një hapje e krijuar në mënyrë kirurgjikale në abdomen nëpërmjet të cilës një pjesë e vogël e zorrës së trashë (kolon) nxirret ne sipërfaqe të lëkurës. Hapja e re, e quajtur stoma, lejon feçet të dalin direkt nga trupi. ConvaTec ka zhvilluar pllakëzat e lëkurës dhe qeset që të mund të menaxhoni kolostominë më së miri.

ILEOSTOMI

ilestomi

Një ileostomi është një hapje e krijuar në mënyrë kirurgjikale në abdomen nëpërmjet të cilës një pjesë e vogël e zorrës së hollë (ileum) nxirret në sipërfaqe të lëkurës. Hapja e re, e quajtur stoma, lejon feçet të dalin direkt nga trupi. ConvaTec ka zhvilluar pllakëzat e lëkurës dhe qeset që të mund të menaxhoni ileostominë më së miri.

UROSTOMI

urostoma

Një urostomi ose devijim urinar është një hapje e krijuar në mënyrë kirurgjikale në abdomen që lejon urinën të dalë direkt nga trupi i njeriut. ConvaTec ka zhvilluar pllakëzat e lëkurës dhe qeset që të mund të menaxhoni urostominë më së miri.

TË TJERA

aksesoret

Larmishmëri aksesorësh ndihmues për të plotësuar sistemet e stomës si dhe për përkujdesje ndaj lëkurës.