Zgjedhja e duhur e sistemit të ostomisë për ju
Kur të duhet të jetosh me një stomë, nuk ka "një madhësi që i përshtatet të gjithëve". Pavarësisht se i jeni nënshtruar operacioneve të kolostomisë, ileostomisë ose urostomisë, ne mund t'ju ndihmojmë të gjeni sistemin e duhur që do të funksionojë për llojin tuaj të stomës. Çdo person dhe stoma e tij është unike, kështu që është e rëndësishme të hulumtoni të gjitha opsionet tuaja kur zgjidhni një sistem për stomën tuaj. Ju mund të konstatoni se pajisje të ndryshme funksionojnë më mirë për situata të ndryshme.
Së pari dhe më e rëndësishmja, do të duhet të matni në mënyrë të vazhdueshme stomën tuaj, pasi ajo do të ndryshojë me kalimin e kohës - veçanërisht menjëherë pas operacionit. Infermieri i stomës mund t'ju ndihmojë të vendosni një kalendar matës dhe t’ju këshillojë për nevojat tuaja lidhur me ndryshimin e madhësisë.
Cila pllakëz ngjitëse është e përshtatshme për ju?
Stomat ndryshojnë në madhësi dhe mund të jenë në formë të rrumbullakët, ovale ose të çrregullt. Mund të jenë mbi lëkurë ose të qëndrojnë të sheshta, në nivelin e lëkurës tuaj. Për shkak të këtyre ndryshimeve, ekzistojnë shumë mundësi pllakëzash që ofrohen në mënyrë që të gjeni atë që është e përshtatshme për ju. Pllakëza e duhur do të ofrojë mbrojtje nga rrjedhjet, duke e mbajtur lëkurën rreth stomës të shëndetshme, gjë e cila është e rëndësishme për shëndetin dhe komoditetin tuaj të përgjithshëm. StomaCare si përfaqësues i ConvaTec ofron një gamë të gjerë mundësish për pllakëzat ngjitëse të lëkurës, të personalizuara për t’iu përshtatur nevojave tuaja.Moldable - Pllakëza të modelueshme
Pllakëzat e modelueshme (Moldable) të lëkurës ofrojnë më së miri përshtatjen për stomën tuaj. Teknologjia e Moldable ConvaTec krijon një ngjitje shumë elastike që puthitet për t’iu përshtatur çdo madhësie e forme të stomës dhe që më pas krijon një ngritje nga jashtë, për të përmirësuar ngjitjen dhe mbrojtur lëkurën. Pllakëzat e modelueshme (moldable) janë një mundësi ideale për këdo me një stomë të çrregullt, ose nëse thjesht po kërkoni një ngjitje të përmirësuar. Për shkak se nuk kërkojnë prerje ose parapërgatitje, ato janë të lehta për t’u përdorur nga gjithkush.Pre-Cut – Pllakëza të prera paraprakisht
Pllakëzat e prera paraprakisht (Pre-Cut) bëhen për madhësitë më të zakonshme të stomës. Ato janë uniforme, në formë rrethore dhe të gatshme për t’u aplikuar. Nëse keni një stomë të rregullt e të rrumbullakët, pllakëzat e prera mund t'ju kursejnë kohë. Sidoqoftë, nëse jeni si shumica e njerëzve dhe stoma juaj nuk është e rrumbullakët ose me një madhësi standarde, këto mund të mos jenë zgjidhja më e mirë për ju. Përkundrazi, provoni pllakëzat e modelueshme (Moldable) ose të prera sipas formës (Cut-to-Fit).Cut-to-fit - Pllakëza të prera sipas formës
Pllakëzat e prera sipas formës (Cut- to-Fit) kanë dimensione të ndryshme të printuara në to si një udhëzues, kështu që ju mund të prisni hapjen sipas madhësisë suaj të stomës. Duke përdorur gërshërë, mund të prisni një rreth, një ovale ose çfarëdo forme që ju nevojitet për t’iu përshtatur stomës suaj. Ky është një opsion i mirë nëse keni një formë jo të rregullt të stomës ose jeni midis madhësive. Nëse keni probleme me shkathtësinë e duarve, Cut-to-Fit mund të mos jetë zgjidhja më e mirë për ju. Në vend të kësaj provoni pllakëza të modelueshme (Moldable).Cila qese është e përshtatshme për ju?
StomaCare ofron një gamë të gjerë opsionesh për qeset. Pavarësisht nëse preferoni një qese me shkarkim, sistem një pjesësh ose një qese të mbyllur sistem dy pjesësh, ekziston një zgjidhje për t’iu përshtatur çdo situate. Më poshtë do të gjeni variantet tona më të zakonshme dhe përfitimet që ato ofrojnë.Qese Transparente
Menjëherë pas operacionit, mund t'ju vendoset një qese transparente. Kjo do t'ju ndihmojë të mësoheni me sasinë e shkarkimeve tuaja dhe të përcaktoni kur një qese duhet të ndryshohet ose zbrazet. Pasi të jeni ambientuar, mund të dëshironi të zgjidhni një qese të errët për më shumë privatësi. Qeset Opaque janë të rehatshme, nuk bëjnë zhurmë dhe i rezistojnë ujit.Qeset me fund të mbyllur
Qeset me fund të mbyllur rekomandohen për personat që kanë jashtëqitje të trashë dhe të formuar. Qeset me fund të mbyllur zakonisht kanë një format më pak të dukshëm se qeset e tjera dhe vijnë në një madhësi “mini” për më tepër privatësi. Pasi mbushet (rreth 1/3 deri ½), thjesht hiqet dhe zëvendësohet me një qese të re.Qese me shkarkim
Qeset me shkarkim ju lejojnë të zbrazni mbetjet që prodhon trupi në mënyrë periodike gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të mos keni nevojë të ndryshoni qeset shpesh. Ky opsion rekomandohet për njerëzit që kanë jashtëqitje me konsistencë të lëngshme ose gjysmë të formuar që mund të jenë të paparashikueshme.Qese për Urostomi
Këto janë qese të bëra posaçërisht për njerëzit që kanë bërë operacion urostomie. Ka një valvul ose tapë të përkulshme në fund që lejon shkarkimin.Filtër
Ju mund të konsideroni përdorimin e një qeseje që përfshin një filter për të ndihmuar në çlirimin dhe neutralizimin e gazrave duke bërë kështu që qesja të mbetet e sheshtë. Vini re se filtri duhet të mbulohet gjatë notit, banjës ose dushit.