PAS
OPERACIONIT

Ambientimi me ndryshimet pas kirurgjisë
Ambientimi me jetesën me stomë kërkon pak kohë.
Në javët e para pas operacionit, mund të ndjeheni konfuzë, të zemëruar, të trishtuar ose të irrituar.
Këto janë ndjenja normale pas operacionit dhe zvogëlohen kur përshtateni me jetesën me një stomë.
Më poshtë do të gjeni disa udhëzime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e këtyre ndjenjave.
Tregohuni të durueshëm:
Mos jini të ashpër me veten tuaj. Do të keni disa ditë më të mira se të tjerat.
Me kalimin e kohës, do të ndiheni vetvetja përsëri.
Vazhdoni të flisni:
Mbani komunikimin të hapur me të dashurit dhe infermierin tuaj. Ju mund të zbuloni
se diskutimi i ndjenjave tuaja ju bën të ndjeheni më mirë.
Mundohuni të qëndroni aktiv dhe në shoqëri të mirë:
Me lejen e mjekut tuaj, angazhohuni në një hobi të
ri ose përfshihuni në një aktivitet në grup.
Shprehuni me anë të kreativitetit:
Disa njerëz zbulojnë se shkrimi, piktura, vizatimi ose bërja e
punimeve të tjera artizanale mund të jenë energjidhënëse, ofrojnë një mundësi alternative për të
shprehur ndjenjat negative dhe ndihmojnë në përqëndrim.
Tregoni kujdes nga depresioni:
Megjithëse është normale të ndjeheni të trishtuar për një javë ose dy pas
operacionit, këto ndjenja duhet të largohen ndërsa shëroheni. Nëse këto ndjenja përkeqësohen, ose keni
ndonjë nga simptomat e mëposhtme, bisedoni menjëherë me mjekun ose infermierin e stomës. Sa më shpejt që
të kërkoni ndihmë, aq më shpejt do të filloni të ndjeheni më mirë.
Më poshtë do të gjeni disa tregues për të treguar kujdes nga depresioni:
• Ndjesitë e zgjatura të trishtimit
• Inat
• Mungesë shprese
• Mendimet e vetëvrasjes
• Humbja e oreksit
• Pamundësi për të fjetur apo fjetja për një kohë shumë të gjatë
• Ndjenjat e izolimit
• Mungesa e interesit për aktivitete që normalisht ju pëlqejnë
Të tjerët mund të japin “ide më të mira” për rekuperimin tuaj
Merrni sa më shumë informacion: Sa më shumë të dini, aq më lehtë është të merrni vendime të rëndësishme
për shëndetin tuaj. Infermieri juaj i stomës është burimi juaj i parë. Ju gjithashtu mund të gjeni
informacione të dobishme nga grupet dhe shoqatat e mbështetjes së stomës.
Bisedoni me njerëz të tjerë që jetojnë me një stomë, si dhe me të afërmit e tyre: Njerëz të tjerë që
jetojnë me sukses me një stomë mund t'ju ndihmojnë të kuptoni se nuk jeni vetëm në shërimin tuaj. Ata
gjithashtu mund të ofrojnë këshilla të dobishme, ose informacione shtesë mbi çfarë duhet të keni
parasysh ndërkohë që ambientoheni me jetesën tuaj me stoma.
Kthimi në përditshmërinë tuaj pas kirurgjisë.
Pavarësisht ndryshimit fizik, jeni ende i njëjti person që keni qenë para operacionit të stomës.
Ndërsa kaloni muajt e parë pas operacionit, disa gjëra mund t'ju shqetësojnë ndërsa përshtateni me
jetesën me një stomë. Këto shqetësime janë të kuptueshme dhe shumë normale.
Në vijim do të gjeni përgjigje për disa pyetje të zakonshme. Nëse keni shqetësime shtesë, ju inkurajojmë
që të kërkoni udhëzime nga mjeku ose infermieri i stomës.
A do të jem në gjendje të marr pjesë në sportet dhe aktivitetet e mia të
preferuara?
Ju mund — dhe duhet — të qëndroni aktiv. Dhe nëse nuk keni bërë ushtrime para operacionit, ky është një
moment shumë i mirë për të filluar. Me lejen e profesionistit tuaj të kujdesit shëndetësor, ju mund të
merrni pjesë në shumicën e sporteve dhe aktiviteteve, me përjashtim të sporteve të kontaktit (të tilla
si boksi, mundja dhe futbolli) për shkak të dëmtimit të mundshëm të stomës.
A do të rrjedhë qesja?
Filmi i qëndrueshëm i përdorur te qeset e stomës është krijuar për të minimizuar rrjedhjet. Thënë kjo,
duke ndryshuar sipas rutinës qesen tuaj dhe duke u siguruar që të jetë e bashkëngjitur në mënyrën e
duhur në trupin tuaj (në rastin e një sistemi njëpjesësh) apo në diskun që ngjitet në lëkurë (në rastin
e një sistemi dypjesësh) zvogëlohen mundësitë për të patur një rrjedhje.
A do të ketë qesja ime erë të sikletshme?
Materialet e përdorura për prodhimin e një qeseje stome janë krijuar për të bllokuar erën. Sidoqoftë, ka
masa paraprake shtesë që mund të merrni për të zvogëluar më tej rrezikun e erës. Përzgjedhja e një
qeseje me një filtër qymyrguri do të ndihmojë do të ndihmojë në çlirimin e gazrave pa aromë të keqe nga
qesja. Mund të menaxhoni dietën tuaj për të ulur konsumimin e ushqimeve që shkaktojnë erë ose gaz si dhe
mund të konsideroni të përdorni në qesen tuaj bustina me xhel kundër aromave.
Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se të gjithë trupat bëjnë zhurmë dhe çlirojnë erë, që mund
të jenë të sikletshme herë pas here. Mos lejoni që frika se çfarë mund të shkojë keq, t’ju ndalojë të
vazhdoni ditën tuaj.
A do të jem akoma në gjendje të kem marrëdhënie seksuale?
Të kesh një stomë nuk do të thotë që intimiteti duhet të marrë fund. Me komunikim të drejtpërdrejtë dhe
besim, marrëdhëniet intime janë të mundshme.
Është normale të jeni të ndjeshëm ndaj ndryshimit në trupin tuaj. Ndani ndjenjat tuaja me partnerin/en
tuaj, dhe përgjigjuni edhe shqetësimeve të tij/saj. Shpjegojini partnerit tuaj se marrëdhëniet seksuale
nuk do t’jua dëmtojnë stomën. Me kohë, mirëkuptim dhe një qëndrim pozitiv, ju mund të shijoni një
marrëdhënie seksuale të kënaqshme reciproke.
Cfarë duhet t'u tregoj miqve dhe kolegëve të punës për stomën time?
Gjithmonë është pozitive të keni miq rreth jush që mund të mbështeteni, veçanërisht kur keni nevojë për
mbështetje gjatë rimëkëmbjes. Sidoqoftë, shumë njerëz që jetojnë me stomë, e kanë të vështirë t’u
tregojnë miqve, familjarëve dhe kolegëve për gjendjen e tyre.
Natyrisht, varet nga ju se kujt do t’i tregoni për stominë tuaj. Nuk jeni të detyruar t’i tregoni dikujt
në rast se kjo ju bën mos ndjeheni rehat. Në fakt, përveç rasteve kur ju do të doni të ndani gjendjen
tuaj me dike, të tjerët nuk do e kuptojnë nëse keni stomë. Por ne ju inkurajojmë që të mbani një
komunikim të hapur mes jush dhe të dashurve tuaj. Mbështetja nga ata që ju besoni, jo vetëm që do t'ju
ndihmojë, por gjithashtu do t'i ndihmojë ata të përshtaten me jetën tuaj të re.
A do të më duhet të ble një gardërobë të re?
Duke qenë se qesja e stomës është projektuar të qëndrojë e sheshtë ndaj trupit tuaj, nuk do të jetë e
dukshme nën shumicën e veshjeve. Prandaj, nuk është nevoja për një gardërobë krejt të re. Nuk keni
nevojë as për të brendshme të posaçme — qeset mund të vishen brenda ose jashtë mbathjeve normale.
Nëse stoma juaj është në ose afër vijës suaj të belit, përpiquni të shmangni presionin nga pantallonat
me bel të ngushtë ose rripat.
Kur bëhet fjalë për rrobat e banjës, gjithçka mund të vishet; megjithatë, disa femra mund të ndjehen më
rehat me rroba banje trup, ndërsa disa burra preferojnë pantallona të shkurtra të notit të stilit bokse.