eVita sh.p.k

Vizioni ynë është të punojmë me dinjitet sipas ligjeve lokale dhe ndërkombëtare në të mirë të pacientëve, të qytetarëve, institucioneve private dhe publike në të mirë të Kombit. Ne mbajmë përgjegjësi që të gjithë pacientët dhe stafi ynë të marrin shërbimin më të mirë me produkte të një cilësie të lartë.

Ne mbajmë përgjegjësi që punonjësit tanë të trajtohen me dinjitet dhe të jenë të motivuar, gjithashtu veprimet e tyre të jenë me përgjegjësi sociale dhe etike.

Ne do të trajnojmë stafin në zgjerimin e njohurive të tyre dhe do të kërkojmë që këto njohuri t’i përdorin në të mirë të pacientëve, institucioneve shëndetësore dhe në tërë komunitetin.