JETESA ME STOMË

StomaCare Albania

Jetesa me stomë

Përshtatja me ndryshimet që mund të vijnë si pasojë e kirurgjisë mund të marrë kohë, por ju gjithësesi mund t’i ktheheni jetës suaj të përditshme duke përshtatur rutinën tuaj me këto ndryshime.

Bërja e dushit me stomë

Dushi dhe larja me një stomë nuk duhet të ndërhyjë në rutinën tuaj të rregullt të higjenës. Me informacionin dhe produktet e duhura, larja mund të jetë akoma një përvojë e rehatshme dhe e këndshme.

Ju mund të laheni ose të bëni dush me ose pa sistemin tuaj të qeses. Ekspozimi normal ndaj ajrit ose ujit nuk do të dëmtojë stomën tuaj.

Nëse jeni duke bërë dush pa qese, hiqni edhe ngjitësin e vënë në lëkurë. Mundohuni të krijoni një rutinë që përkon me kohën kur ju duhet të ndryshoni qesen. Pasi të keni bërë banjën/dushin, lëkura juaj duhet të jetë plotësisht e thatë përpara se të aplikoni pllakëzën ngjitëse dhe qesen e re në sipërfaqen e lëkurës.

Nëse jeni duke bërë dush me sistemin tuaj të qeses, kontrolloni që të jetë e mbyllur. Para se të futeni në banjë ose dush, sigurohuni që qesja juaj të jetë e sigurt, e mbyllur dhe e puthitur mirë. Rekomandohet të keni të gjithë sistemin e qeses (ngjitësin e lëkurës dhe qesen). Mbajtja vetëm e ngjitësit të lëkurës gjatë dushit mund të ulë kohën e mbajtjes së qeses.

Përdorni produkte të gjitha natyrore. Nëse bëni dush me qese, sigurohuni që të përdorni një sapun që është me përmbajtje më të lartë vajore. Shkuma e banjos dhe disa locione hidratues do të jenë të vështira për t’u shpëlarë, duke e bërë të vështirë që sistemi juaj i qeses të aderojë në sipërfaqe (të ngjisë). Dëgjojeni trupin tuaj. Nëse është e mundur, zgjidhni një kohë kur stoma juaj është më pak aktive (pra nxjerr më pak materiale).

Jeni duke përdorur një qese me filtër? Vendosni një ngjitëse të posatshme tek pjesa e filtrit para se të laheni.

Këshillë për tharje: Provoni të përdorni një tharëse flokësh në modalitetin më të ulët të ngrohjes për të ndihmuar në tharjen e sistemit tuaj, por ju mund të përdorni dhe një peshqir dhe ta thani me kujdes.

Të udhëtosh me stomë

Ideja për të bërë udhëtime të gjata me një stomë mund të duket e vështirë. Por, me një përgatitje ekstra, ju mund ta shijoni udhëtimin tuaj. Përdorni listën më poshtë për ta bërë paketimin për aventurën tuaj të radhës më të lehtë për ju.

Paketoni pajisje shtesë. Sigurohuni që të keni qese shtesë, ngjitës të lëkurës dhe aksesorë në mënyrë që të jeni të gatshëm të ndryshoni dhe zbrazni qesen kur të jetë e nevojshme. Nëse jeni duke fluturuar, sigurohuni që të vendosni furnizime stome dhe një qese rezervë në bagazhin tuaj të dorës.

Pini sa më shumë lëngje. Sigurohuni që të merrni me vete shishe uji, në mënyrë që të qëndroni të hidratuar. Asgjë nuk e ngadalëson udhëtimin tuaj (pra rrugën) më shumë se dehidratimi.

Mos harroni të lini ankthin tuaj në shtëpi. Udhëtoni me vetëbesim. Nëse keni pyetje të tjera në lidhje me udhëtimin me stomën tuaj, kontaktoni me ekipin tonë për këshilla, ndihmë dhe çdo gjë që mund t’ju nevojitet.

Ushqimi: Të ushqyerit ngadalë dhe me rregull, ju bën fitimtar

Provoni të hani ushqime të reja në pjesë të vogla për të parë sesi mund të reagoni ndaj tyre. Mbani një ditar për ushqimet që funksionojnë për ju dhe ato që nuk ju bëjnë të ndjeheni mirë.

Lëngjet: Mos prisni të hidratoheni Pini ujë dhe lëngje të tjera rregullisht — tetë deri në dhjetë gota në ditë. Mbani një sy për simptomat e dehidratimit, të tilla si marramendja ose goja e thatë, ose nëse urina juaj është zbardhur. Nëse vëreni ndonjë prej këtyre simptomave, pini ujë menjëherë.1

Ushqimi: Më shumë është më mirë

Ngrënia e katër deri në gjashtë vakte më të vogla gjatë gjithë ditës mund të funksionojë më mirë për ju sesa tre vaktet tradicionale. Hani vaktin tuaj më të madh rreth mesditës për të zvogëluar sasinë e prodhimeve të jashtëqitjes gjatë natës. Dhe sigurohuni që të përfshini proteina.

Keni prani të tepërta gazrash?

Disa ushqime janë të famshëm për shkaktimin e gazit dhe erës për njerëzit që jetojnë me një stomë. Brokoli, për shembull. Këtu janë disa më shumë që mund t'ju habisin.

• Çamçakëz. Ju gëlltisni ajrin kur përtypni çamçakëz, i cili shkon në traktin tuaj tretës dhe mund të shkaktojë gaz.
• Pirja me pipë. Ju gëlltisni edhe ajrin kur pini lëngje me pipe.
• Qumësht soje. Sigurisht, është i shëndetshëm, por gjithashtu mund të jetë i shkaktar i gazrave.

Erë të pakëndshme? Provoni këto produkte:

• Lëng boronicë
• Kos
• Bustinat me xhel Diamond kundër aromave