Kirurgjia e Kolostomës

Kolostoma krijohet në fund të zorrës së trashë, për të eleminuar fecet nga sistemi juaj tretës. Pasi ta keni kryer këtë operacion, do të nxirrni fecet nëpërmjet një stome që ndodhet në abdomenin tuaj. Vendndodhja e kolostomisë suaj përcaktohet nga vendndodhja e pjesës së dëmtuar të zorrës suaj ose si pasojë e devijimit të feçeve nga një plagë në zonën perianale. Fotografitë më poshtë tregojnë zonat e ndryshme në të cilat mund të vendoset kolostomia. Në varësi të vendosjes dhe arsyes së stomisë, këto mund të jenë të përhershme ose të përkohshme.

Kolostoma ascendente

• E pozicionuar në anën e kolonit ascendant (seksioni vertikal, në anën e djathtë të abdomenit tuaj)
• Lloj kolostomie e rrallë
• Feçet janë të lëngshme deri në gjysmë të lëngshme dhe shumë irrituese për lëkurën.
• Trajtimin e komplikacioneve të stomës

kolostoma
kolostoma 2

Kolostomia transverse

• E pozicionuar në kolonin transvers (në seksionin horizontal, përmes abdomenit)
• Feçet janë të lëngshme deri në gjysmë të formuara
• Zakonisht e përkohshme

Kolostomia descendente

• E pozicionuar në kolonin descendent (seksioni vertikal, në anën e majtë të kolonit pra në anë e majtë të abdomenit)
• Lloj më i zakonshëm i kolostomisë
• Feçet janë gjysmë të formuara deri në të formuara si pasojë e sasisë më të madhe të përthithjes së ujit

kolostoma 3
kolostoma 3

Kolostomia sigmoide

• Në pjesën fundore të majtë të abdomenit e lokalizuar mbi rektumin
• Feçet janë të formuara. E gjithë sasia e ujit përthithet në pjesët e mëparshme të zorrës.