Aplikime bazë të sistemeve të ostomisë
Më poshtë do të gjeni disa udhëzime themelore për aplikimin e sistemit tuaj të qeses së ostomisë. Për udhëzime të plota, ju lutemi referojuni shënimeve që shoqërojnë produktin ose bisedoni me infermierët tanë të stomës.
Sistemet njëpjesëshe
Ky lloj sistemi përbëhet nga një njësi e vetme që ka bashkë si ngjitësin ashtu edhe qesen.• Lëkura rreth stomës duhet të jetë e pastër dhe e thatë.
• Matni stomën tuaj.
• Përgatitni pllakëzën ngjitëse të lëkurës. Për sipërfaqen që duhet prerë dhe përshtatur, përdorni udhëzimet, duhet prerë pjesa e brendshme në një madhësi të përshtatshme për përmasat e stomës.
• Hiqeni letrën nga ngjitësi.
• Butësisht vendosni sistemin e qeses mbi stomën tuaj.
• Shtypni ngjitësin e lëkurës ndaj lëkurës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonës më të afërt me stomën.
• Butësisht ushtroni presion të lehtë në pllakëzën e lëkurës për 30-60 sekonda për të siguruar një puthitje të mirë.
• Hiqni letrën e paketimit nga ngjitësi i lëkurës.
• Gjatë aplikimit, ushtroni presion të lehtë mbi adesivin e lëkurës për 30 sekonda deri në një minutë.
Sistemet dypjesëshe
Ky sistem është i përbërë nga një pllakëz ngjitëse e veçantë dhe një qese. Të dy pjesët lidhen së bashku me një unazë plastike bashkimi.• Lëkura rreth stomës duhet të jetë e pastër dhe e thatë.
• Matni stomën tuaj.
• Përgatitni ngjitësin e lëkurës.
• Për sipërfaqen që duhet prerë dhe përshtatur, përdorni udhëzimet, duhet prerë pjesa e brendshme në një madhësi të përshtatshme për përmasat e stomës.
• Për pllakëzat e lëkurës me përmbajtje të modelueshme, përshtasni formën e pjesës së brendshme duke puthitur shtresat e saj me stomën tuaj.
• Hiqeni letrën nga ngjitësi.
• Vendosni pjesën e përshtatur të pllakëzës mbi stomën tuaj dhe ngjitësin mbi lëkurë.
• Shtypni ngjitësin e lëkurës butësisht ndaj lëkurës. Vendosni unazën plastike të qeses mbi pllakëzën e ngjitur në lëkurë dhe shtypini së bashku. Ju duhet të dëgjoni sinjal akustik (clicks) dhe të ndjeni që puthitja e sistemit është bërë siç duhet.