Aksesorët

Si mund ta mbaj lëkurën time të shëndetshme?

kolostomi

Provoni pecetat për mbrojtjen e lëkurës ConvaCare Barrier Wipes. Mbron lëkurën tuaj nga efektet e dëmshme të shtresave të ngjitësve, depozitimeve dhe acarimit të lëkurës rreth stomës.

Si mund të përmirësoj kontaktin midis ngjitësit dhe lëkurës?

kolostomi

Provoni pecetat ConvaCare ™ Adhesive Remover për pastrimin e lëkurës nga ngjitësit e pllakëzave. Formon një shtresë filmi që mund të ndihmojë në rritjen e kontaktit dhe ngjitjen më të mirë të pllakëzave në lëkurë. Gjithashtu këto peceta heqin mbetjen e ngjitësit nga lëkura. Krijojnë një shtresë mbrojtëse poshtë ngjitësit duke mbrojtur lëkurën nga acarimi, dëmtimi dhe mbetjet nga ngjitësi

Çfarë duhet të bëj kur lëkura ime rrezikohet?

kolostomi

Provoni pudrën mbrojtëse Stomahesive®. Kjo përgatitje mund të ndihmojë në formimin e një pengese mbrojtëse kundër irritimeve të shkaktuara nga depozitimi i mbetjeve në lëkurën e dëmtuar.

Cilat produkte do të ndihmonin në sigurimin e njëtrajtshmërisë së sipërfaqes së lëkurës për ngjitje më të mirë të qeseve?

kolostomi

Provoni pastën Stomahesive®, e cila mbush dhe mbron lëkurën. Barrierë mbrojtëse e lëkurës me bazë hidrokoloide. Përdoreni për të mbushur rrudhat, palosjet e lëkurës dhe plagët, duke ndihmuar në krijimin e një sipërfaqeje të njëtrajtshme që siguron ngjitje më të mirë dhe kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të rrjedhjes.

Çfarë mund të ndihmojë të mbani zonën rreth stomës të paprekur?

kolostomi

Provoni rripin suport StomaCare për mbajtjen e qeseve ostomike. Përdoret për suport shtesë për pjesën ngjitëse të sistemit, duke siguruar puthitje të plotë rreth stomës. Gjithashtu përdorimi i këtij rripi krijon një ndjesi më të lartë sigurie.

Niltac Spray për heqjen e adezivit nga lëkura

kolostomi

Ky spray heq mbetjen e ngjitësit nga lëkura duke e mbrojtur ate. Thahet shpejt dhe nuk lë mbetje në lëkurë.

Diamonds bustina me xhel për eliminimin e aromave

kolostomi

Këto bustina që shërbejnë për eliminimin e aromave dhe solidifikimin e përmbajtjeve likide. Ndihmojnë në reduktimin ose eliminimin e gazrave të tepërta, duke patur kështu një qese më të sheshtë dhe më të padukshme. Produkti këshillohet për ileostomi ose mbetje likide dhe nuk këshillohet për urostomi.