StomaCare u themelua duke parë numrin në rritje të pacientëve të cilët jetojnë me stomë si dhe nevojën e tyre për asistencë, trajnim, përkujdesje nga një staf i specializuar dhe produkte të një cilësie të lartë. StomaCare është vendosur pranë Rrugës së Dibrës, ngjitur me Fakultetin e Mjekësisë. Kjo qendër menaxhohet nga një staf infermieror kompetent dhe i specializuar në trajtimin e stomës dhe komplikacioneve të saj. Shërbimi i asistencës dhe trajnimit pranë qendrës sonë, në shtëpi, nëpërmjet telefonit apo online ofrohet pa pagesë, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës për pacientët tanë.
SHËRBIMET TONA• Materiale për edukim
• Trajnim i pacientëve dhe familjarëve
• Asistencë në familje
• Asistencë nëpërmjet telefonit
• Këshillim dhe asistencë online nëpërmjet rrjeteve sociale
• Të gjithë gamën e produkteve për menaxhimin e Stomës
• Trajtimin e komplikacioneve të stomës
StomaCare është pjesë e eVita sh.p.k.